Rusia ka reaguar ndaj vendimit të Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke thënë se kjo do të përshkallëzonte konfliktin.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 aeroplanë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit”, ka thënë ambasadori rus Vladimir Barbin në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Ritzau.

“Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, citohet të ketë thënë ai.

Reagimi i Moskës vjen pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin Ukrainën me aeroplanë, me gjashtë të parët që do të dorëzoheshin në fund të vitit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka theksuar se është “i bindur” se Rusia do ta humbiste luftën në Ukrainë.

“Sot kemi besim se Rusia do ta humbasë këtë luftë… Jam i sigurt se do të fitojmë sepse e vërteta është në anën tonë”, tha Zelenskyy në një fjalim jashtë parlamentit danez.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti prezanton pakon e re fiskale emergjente – këto janë masat e ndërmarra

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Danimarka, me Holandën, njoftuan se do t’i siguronin Kievit avionë F-16 ndërsa vazhdon në kundërofensivë kundër Rusisë.

“Kryesore është ajo që ne dëshmojmë me fitoren tonë, me bashkëpunimin tonë… Së bashku dëshmojmë se jeta është vlerë, se njerëzit kanë rëndësi. Liria ka rëndësi, Evropa ka rëndësi”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Do të jetë një fitore e përbashkët. E së vërtetës, demokracisë, njerëzve tanë, kombeve tona”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *