Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj veprimeve të policisë së EULEX-it rreth bastisjes së shtëpisë së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, të cili i është konfirmuar aktakuza dhe sot pritet të udhëtojë për në Hagë.

Në deklaratën e Qeverisë thuihet se janë duke i përcjell me vëmendje veprimet e EULEX-it.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi. Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ekzekutivi i vendit ka kërkuar që të respektohet prezumimi i pafajësisë, derisa nuk ka vendim tjetër.

“Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, theksohet në deklaratë.

Lexo po ashtu:  Kompanisë serbe, “Telekom Serbia”, i heqet licenca e biznesit në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *