Agjenti Alvaro Torres ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar për yllin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili sot mbush 24 vjeç, ndërsa nuk ndali lëvdatat për spanjollin.

Pas një tjetër sezone mbresëlënëse me Napolin, Ruiz është lidhur me një transferim në Spanjë dhe gjigantët e Realit thuhet se po kërkojnë ta sjellin atë në Santiago Bernabeu.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet agjenti i mesfushorit spanjoll, Ruiz, Alvaro Torres, i cili ka zbuluar dëshirën e Mbretërve për ta pasur lojtarin.

“Është e qartë se ka shumë klube të rëndësishme që kanë pyetur për të, ai ka kaluar tre vjet në nivel të lartë”, ka thënë fillimisht Torres për Canal Sur Radio.

“Po, është e vërtetë që Reali ka treguar interes, ia kumtuam Napolit”.

“Por tani, ai duhet të përqendrohet në ekipin e tij. Këtë verë, do ta shohim. Ai është një mesfushor që do të shkruaj një epokë”, përfundoi agjenti i Ruiz.

24-vjeçari ka kontribuar me dy gola në 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke quar totalin e tij prej 10 golave ​​në 72 ndeshje në të gjitha garat për Napolin.

Reprezentuesi i Spanjës, i cili ka gjashtë paraqitje me kombin e tij, arriti te Napoli në korrik të vitit 2018, pas sezonit të tij superior me Real Betisin në La Liga.

Lexo po ashtu:  Strakosha: Tani besojmë se do ta fitojmë titullin në Serie A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *