Ky losion në kushte shtëpie i përbërë nga majdanozi dhe limoni (ose uthull molle) ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe pastron fytyrën tuaj nga njollat apo pikat e zeza, gjë që e bën lëkurën rrezatuese dhe me shkëlqim.

Majdanozi është përplot me vitamina dhe minerale si dhe lëngu i saj përmban vajra esenciale me nivel të lartë të kaliumit dhe manganit.

Përdoret për trajtimin e etheve, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të traktit urinar, diabetit, inflamacionit të syve si dhe për trajtimin e impotencës.

Majdanozi edhe në kozmetikë njihet për aftësitë zbardhuese dhe rigjeneruese. Në mënyrë të përkryer heq skuqjen, irritimin dhe ënjtjen, zbardh lëkurën, freskon dhe tonifikon. Është i shkëlqyer për kujdesin e zonës delikate rreth syve. Ndihmon në largimin e akneve dhe pikave të zeza. Me pak fjalë, këtë losion për fytyrë mund ta përgatitni edhe vet në mënyrë shumë të lehtë.

Përbërësit:

2 lugë gjethe të grimcuar majdanoz,

1 lugë çaji lëng limoni ose uthull molle,

200 ml ujë.

Përgatitja:

Lexo po ashtu:  Këtë lule s’ka shqiptar që nuk e ka në shtëpi, ajo i shëron të gjitha sëmundjet e mushkërive

Hidhni 200 ml ujë për të vluar me dy lugë majdanoz të freskët të grimcuar imët dhe lërëni në temperaturë të ulët për 15 minuta, pastaj hiqni masën e fituar dhe lëreni të ftohet.

Më pas, shtrydheni mirë në blender si dhe shtoni kësaj përzierje një lugë çaji lëng limoni apo uthull molle. Hidheni në një enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Aplikimi: përdoreni këtë losion në mëngjes dhe në mbrëmje.

Ky losion i përgatitur në kushte shtëpiake forcon poret në fytyrë, pastron dhe zbardhon lëkurën. Falë vetive unike të majdanozit, prenkat (piklat e kuqe) zhduken nga fytyra dhe lëkura bëhet me shkëlqim dhe rrezatuese.

Nëqoftëse ju e përdorni çdo ditë, të gjitha pikat dhe njollat do të zhduken nga fytyra juaj. Mund ta përdorni edhe në aplikimin e zonës rreth syve, me anë të pecetave duke i vendosur në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe do të shihni përmirësim në rrathët e errët poshtë syve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *