Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do vizitojë këtë javë Greqinë dhe në Maqedoninë Veriore për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesmenë.

Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, në Athinë Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendia dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së re greke për të diskutuar çështjet që lidhen me tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen, stabilitetin rajonal dhe energjinë.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët me sipërmarrësit. Gjatë vizitës së tij në Selanik Reeker do të takohet me zyrtarë të qeverisë lokale, biznesmenë dhe udhëheqës fetarë.

Në Shkup, diplomati i SHBA do të ketë takime me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Penderavski, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Fokusi i bisedimeve do të jetë në çështjet dypalëshe që lidhen me integrimin e Maqedonisë Veriore drejt NATO-s dhe BE-së. Përveç takimit me deputetë të partive të opozitës dhe përfaqësues të qeverisë lokale, Reeker do të takohet me nxënës në Këndin Amerikan të Manastirit.

Lexo po ashtu:  Zhvillimi i lirë i secilit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve.

Ambasadori i SHBA në Athinë,  përmes një statusi në Twitter, përshëndeti “mikun dhe kolegun” e tij, duke vënë në dukje se kjo vizitë është “një tregues tjetër i premtimit për të përfshirë qeverinë e re greke në rangun e plotë të Dialogut Strategjik “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *