Reagimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, është i fundit prej udhëheqësve institucionalë.

Kryediplomatja Gërvalla në profilin e saj zyrtar ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës. Kjo deklaratë është lëshuar fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë reagim të përbashkët, mbajtja e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në hapësirën territoriale të Kosovës shihet si anti-kushtetuese dhe cënuese për sovranitetin e vendit.

“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër…”, thuhet mes tjerash në postim.

https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10219993130915557

Lexo po ashtu:  Me 20 vjet vonesë! Kuvendi i Kosovës sot 9 dhjetor në 11:00 mban: Seancë e veçantë në përkujtim të viktimava të gjenocidit serb Rendi i ditës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *