Në Gjermani janë shënuar temperaturat më të larta për muajin qershor, ku në Bad Krojcnah në pjesët qendrore të vendit, termometri ka regjistruar temperaturën prej 38,9 gradë celsius.

Disa ditë më parë në Koshen, jo larg kufirit me Poloninë, janë shënuar temperaturat prej 38,6 gradë celsius, me ç’rast është thyer rekordi 72-vjeçar sa i përket muajit qershor,.

Megjithatë, disa orë më vonë janë publikuar të dhënat e reja për 39,3 gradë celsius. Ndërkaq temperaturat e mëparshme më të larta dhe që konsiderohen si rekord, ishin ato prej 38,5 gradë celsius që ishin regjistruar në qershor të vitit 1947 në jugperëndim të Gjermanisë.

Vala e te nxehtit ka kapluar pjesën më të madhe të Evropës perëndimore, kurse meteorologët parashikojnë se mund të ketë temperatura edhe më të larta.


Lexo po ashtu:  Mijëra kilometra e qindra litra derivate shpenzoi KQZ-ja gjatë pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *