Studiuesit në Australi pretendojnë se kanë regjistruar shpejtësinë më të madhe të të dhënave në internet.

Një ekip nga universitetet ‘Monash’, ‘Swinburne’ dhe ‘RMIT’ regjistroi një shpejtësi të të dhënave prej 44.2 terabitë për sekondë (Tbps). Me atë shpejtësi, përdoruesit mund të shkarkojnë më shumë se 1.000 filma me definicion të lartë në më pak se një sekondë. Sipas ‘Ofcom’, shpejtësia në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht është rreth 64 megabit për sekondë (Mbps), sipas studimit të fundit.

Studiuesit thanë që e arritën shpejtësinë e re rekord duke përdorur një pajisje që zëvendëson rreth 80 lazer që gjenden në disa pajisje ekzistuese të telekomit, me një pjesë të vetme të pajisjeve të njohura si ‘mikro-krehër’. Rezultati ishte sasia më e madhe e të dhënave të prodhuara ndonjëherë nga një çip optik i vetëm, të cilat përdoren në sistemet moderne me fibra optike në të gjithë botën.

Lexo po ashtu:  Facebooku do të ndërtojë kabllon më të gjatë të internetit në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *