Shkruan: Jeta Xharra

Pra RTK, kishe publik, nuk e raporton fitoren e “Jetes ne Kosove” te transmetuar ne RTK, kunder Blerim Devollit?

A mos nuk e raportoni se po ju vjen keq qe e kemi fitu? More a s’jeni ju Shkumbin Ahmetxhekaj , Besnik Boletini , Arta Berisha , Rilind Gervalla Bordi e Menaxhmenti i ri qe kishe s’jeni nen ndikimin e klaneve te njejta si ai i meparshmi? Cka o ka ndodh me ju ore agjentët e ndryshimit?

E ju Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK , a jeni Asociacion i Gazetareve apo i disa gazetareve te caktuar? A po ju vjen marre qe kalun 48 ore e ende s’keni reagu per vendimin e gjykates ne favor te Kallxo.com por brenda 10 minuta keni reagu ne favor te vendimit te gjykates per Klanin? A duhet na me pas pronar naj biznismen qe me i plotesu kushtet qe ju me reagu? A duhemi me qene biznes me shume pare per me qene te denje me na mbulu RTK e AGK Xhemajl Rexha ?

Poaahtu, ju @Adrtiatik Kelmendi Gazmend Syla Naile Dema Selmani , a s’po ju vjen marre me ju perkujtu qe Kallxo.com i ka botu krejt deklaratat e Klanit dhe e ka mbulu ngjarjen e televizionit tuaj me vemendje, gje per te cilen na keni falenderu, e cka keni ju tash qe NUK e botoni lajmin per fitoren tone ndaj axhit Blerim Devolli? A po thuni ju qe politika e juaj redaktuese nuk eshte nen ndikimin e pronareve nga Pec dhe Dakovica? Apo thuni ju qe jeni te pavarur me raportu cka te doni?

Lexo po ashtu:  Beogradi shqetësohet që “Kosova planifikon” riparimin e Katedrales në Novobërdë

Pra, pse s’pe raportoni kur Blerim Devolli ju ka gjujt mediave tjera (lexo: Kallxohit) e o mundu me na leqit e me na nal gojen duke marre parasysh qe raportimi juaj na osht i pavarur sic keni thanr ju?

Krejt ju paria e gazetarise se Kosoves, kur takohemi ne rrugë, a doni me m’kqyr ne sy me m’kallxu pse s’jeni tu raportu per kete rast a doni me ndrru rrugen e me ul kryt, o ju gazetare te paanshem, te pandikushem e aktivista te fjales se lire? Eu, ju pafsha hajrin! #RaportoMeFtyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *