Një fëmijë shtatë vjeç u operua me sukses në spitalin Regina Margherita të Qytetit të Shëndetit në Torino duke pritur transplantimin për 525 ditë në spital, i lidhur me një zemër artificiale. Një rekord i vërtetë ky për mjekësinë italiane.

Lindur në Marok, fëmija filloi të vuante nga simptomat mos funksionimit të zemrës në verën e vitit 2019. Pas një periudhe të shkurtër të shtrimit në spital në një spital tjetër pediatrik në Liguria, u transferua me helikopter në Regina Margherita .

Pas reanimimit dhe nënshtrimit për qarkullin ekstra të trupit më vonë ju implantua një “Zemër Berlin” artificiale, e cila e mbante gjallë dhe e lejonte të shërohet.

Transplantimi i zemrës u krye nga ekipi i kirurgëve kardiak pediatrik, i kryesuar nga Dr. Carlo Pace Napoleone. Shërimi ishte tepër i shpejtë dhe i gjithë procesi zgjati 525 ditë. (Cdtch)

SCAN

Lexo po ashtu:  ”Trevelinglifestyle”: Shqipëria destinacioni i vitit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *