Sebastian Zonja

Revolucioni i Tetorit, shekullin e kaluar, në Rusi, ishte një ngjarje me rëndësi globale. Solli epokë të re në historinë e shekullit të XX. Njëjtë siç është sot lufta në Ukrainë. Rendi ndërkombëtar pas luftës në Ukrainë do të jetë më ndryshe nga ky që shohim sot.

Cila është rëndësia e gazetarit në këtë rast?

Ndërsa bolshevikët morën pushtetin, reporterët perëndimorë u zhvendosën në Riga, dhe mbulonin prej aty ngjarjet në Moskë. Njoftimet ishin aq të ngatërruara sa nuk e kuptoje se ç’po ndodhte. Publiku në Perëndim lexonte përditë lajme sensacionale, por pak se ç’ndodhte në realitet. Shumicën e lajmeve, reporterët e merrnin nga caristët e rrëzuar dhe ushtarakët rusë të bardhë të zhvendosur nga Moska dhe qytete të tjera ku kishin fituar komunistët. Sensacioni ishte në kulm, por asgjë nuk ngjante me realitetin politik dhe social në Moskë.

Pas disa vitesh, dy gazetarë amerikanë, Valter Lipman dhe Çarls Merz, kryen një studim të famshëm, që sot është manual gazetarie, ku shkruan:

Lexo po ashtu:  Këshilla praktike për rigjenerimin e shëndetshëm të lëkurës

Në dy vjet (1917 – 1919), gazeta “New York Times” ka njoftuar 91 herë rrëzimin ose pragrrëzimin e qeverisë bolshevike; tre herë arratisjen nga Rusia të Leninit dhe Trockit; tre herë burgosjen e Leninit dhe një herë vrasjen e tij.

 

Ndaj është e këshillueshme që për ngjarje të rëndësishme të ndiqen media të mëdha që marrin informacion real nga terreni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *