Por 2020 duket premtuese për bitcoin. Në Maj shpërblimi i bitcoin për gërmuesit do të reduktohet në gjysmë, diçka që mund të jetë shpresëdhënëse për çmimin e vetë bitcoin.Rënia e Bitcoin, bie teoria e një strehe të sigurtë për investitorët

Çmimi i bitcoin ra në 8,520 dollarë në bursën Bitstamp të Luksemburgut ditën e djeshme pasi preku vlerën 10,000 dollarë javën e kaluar duke fshirë kështu 30 miliardë dollarë vlerë tregu.

Bitcoin dhe tregu i kriptomonedhave në tërësi pësoi humbje ndërsa stoqet globale u trembën nga frika e përhapjes së koronavirusit në mbarë botën.

Kriptomonedha regjistroi një fillim të fortë të 2020-ës duke u ngjitur mbi kufirin psikologjik prej 10,000 dollarësh. Por me rënien e fundit në kohë trazirash dhe paqartësie tregu, teoria se kriptomonedha mund të shërbejë si parajsë njësoj si ari nuk duket më e besueshme.

Por 2020 duket premtuese për bitcoin. Në Maj shpërblimi i bitcoin për gërmuesit do të reduktohet në gjysmë, diçka që mund të jetë shpresëdhënëse për çmimin e vetë bitcoin.

Gjithashtu kriptomonedha do të kalojë nëpër një proces “soft-fork” ku do të ndryshohet protokolli i bitcoin pa pasur nevojë të përditësohen të gjitha nyjet e rrjetit por që do të përmirësojë privatësinë dhe stabilitetin.

Përveç zhvillimeve teknike një aplikacion konsumatorë për të blerë bitcoin dhe kriptomonedha nga bursa Bakkt do të lançohet në gjysmën e parë të 2020.

Lexo po ashtu:  Konjufca reagon pasi Serbia tha se do të hapin kufirin me Shqipërinë: Do të përgjigjemi me reciprocitet

Gjiganti Amerikan i kafesë Starbucks do të jetë partneri i parë i lançimit dhe një prej mbështetësve kryesorë së bashku me Microsoft dhe Boston Consulting Group.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *