Sulmet kibernetike që pësuan një sërë mediesh online në Shqipëri vijojnë të rërheqin vëmendjen e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

“Reporterët pa Kufij” një organizatë e njohur që mbron të drejtat e gazetarëve kudo në botë ka bërë një reagim në Tëitter.

“RSF” shkruan se mediat u vënë në shënjestër pas një publikimi audio komprometues që zbulon përpjekjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF.

“Në Shqipëri, disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një audio kompromentuese që zbulon përpjekjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF. “Reporterët pa kufij” bëjnë thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike” – thuhet në reagim.

Sulmet kibernetike përfshinë një sërë faqesh online kritike me kryebashkiakun Veliaj duke bërë të duket si një akt i organizuar.

Lexo po ashtu:  Tradita e krishterë e Krishtlindjes u frymëzua nga praktikat ekzistuese pagane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *