Gjithmonë duhet t’i duash dhe t’i respektosh prindërit. Nuk ka vend për një “Pse?” në këtë pohim. Pse duhet t’i respektosh prindërit? Kjo duhet bërë sepse ata e meritojnë. Prindërit kanë vendosur lumturinë dhe nevojat e tyre, para lumturisë dhe nevojave të tyre. Duhet t’i respektosh sepse ata të kanë mësuar të ecësh dhe hapat e parë ti i ke hedhur duke u mbajtur tek duart e tyre. Ka kaq shumë gjëra që prindërit bëjnë për fëmijët, saqë nuk ka shpërblim për to. Por diçka duhet ta pranojmë, vetëm duke respektuar prindërit e tu, do të të respektojnë edhe ty fëmijët. Ndërkohë, më poshtë keni disa arsye se pse duhet t’i respektoni prindërit, edhe pse ato janë realisht pafund…

1. Ata janë një formë e Zotit në tokë.

Ngaqë Zoti nuk jetonte dot vetë në tokë, Ai krijoi prindërit. Madje në disa besime citohet se prindërit duhet t’i adhurosh dhe duash njësoj sikur të adhurosh dhe duash Zotin, sepse ata kujdesen në të njëjtën mënyrë sikurse Zoti e bën. Nëse do diçka, ti i lutesh Zotit dhe shpesh atë dëshirë ta plotësojnë prindërit. Gjithashtu, prindërit janë arsyeja se pse merr frymë dhe fuqia për të dhënë jetë, është e barabartë me fuqinë e Zotit për t’i dhënë jetë bijve të tij. Duke qenë të krahasueshëm me Zotin, ti duhet t’i duash dhe respektosh prindërit e tu.

2. Je i detyruar t’i respektosh.

Të gjitha besimet thonë të njëjtën gjë. Në besimin e krishterë thuhet “Respekto mamanë dhe babanë tënd, sepse ata të dhanë jetë dhe të rritën”. Në besimin islam, Allahu të kërkon t’i respektosh prindërit deri në ditën që do të vdesësh. Kjo është një detyrë morale që ke. Në besimin hindu, thuhet se gjithmonë duhet të kujtohesh për nënën dhe babanë tënd dhe se asnjëherë nuk duhet t’i harrosh në jetën tënde. Respektoji prindërit, edhe sepse besimi ta kërkon një gjë të tillë.

Lexo po ashtu:  Tri gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë para orës tetë të mëngjesit

3. Të tregosh respekt nënkupton mirënjohje.

Nëse e kupton rëndësinë e prindërve dhe je mirënjohës ndaj tyre, atëherë duhet ta shprehësh këtë mirënjohje. Ata nuk kërkojnë asgjë nga ty. Gjithçka që mund t’i japësh, është respekti dhe dashuria.  Ata që e kuptojnë rëndësinë e të pasurit pranë të prindërve dhe e dinë se prindërit i duan pa kushte, e dinë gjithashtu që mbrapsht ata meritojnë respekt dhe dashuri të sinqertë.

4. Ti ke nevojë për ta.

Mos jeto me idenë se prindërit kanë nevojë për ty dhe ndaj bën çdo gjë që ti dëshiron. Ky është një keqkuptim total që i merr fillesat kryesisht në adoleshencë, si pasojë e ndikimit të shoqërisë. Pra, ata të bëjnë të kuptosh se prindërit bëjnë çdo gjë për ty, sepse ta kanë nevojën, por ky nuk është realiteti. Realiteti i vërtetë në jetë është se ti do të kesh nevojë për ta dhe se nuk ke për t’ia dalë dot pa ta në jetën tënde. Duhet t’i respektosh edhe sepse ke nevojë për ta.

5. Ata do të duan gjithmonë.

Prindërit janë të vetmit që do të të duan gjithmonë. Askush në botë nuk do të të dojë aq sa ata. Disa mund të thonë se të duan, mund të mendosh se shokët e tu të duan, por ata edhe mund të shtiren. Mirëpo nëna dhe babai yt të duan pa shtirje. Dashuria e tyre është gjëja më e mirë në botë dhe nuk ka gjë mbi atë dashuri. Respektoje dashurinë e tyre, sepse je me fat që i ke. Mendo për ata që nuk i kanë prindërit dhe konsideroje veten si person me fat që i ke ata në jetën tënde.

6. Ata do të të japin çdo gjë që do.

Lexo po ashtu:  Nepal ndalon TikTok, thotë se prish harmoninë sociale

Nga fëmijëria e më vonë, prindërit do të të japin çdo gjë që ti kërkon. Dikur të blinin lodrat që doje, rrobat që qaje për t’i pasur dhe këpucët që i doje me ngjyra të ndryshme. Teksa u rrite, të blenë librat që doje, çantën që pëlqeje që në vitrinë, dhe kompletin e mjeteve të shkollës që e kombinoje me çantën. Më vonë, në adoleshencë, ata të blinin gjëra të shtrenjta, kompjuter, laptop që ata as që dinin t’i përdornin. Të blenë playstation, edhe pse ata s’e pëlqenin. Të blenë biçikletë, edhe pse mendonin se ishte e rrezikshme për ty. Respektoji edhe për faktin që i janë përgjigjur gjithmonë kërkesave të tua për të blerë gjëra të reja.

7. Ata të mësuan të ecësh në rrugën e duhur.

Fëmijët janë dashuria më e madhe e prindërve. Edhe kur ata bëjnë gabime, sërish nuk mund t’u mbahet inat, pasi dashuria për fëmijët nuk lë vend për inate. Ti duhet të kuptosh se prindërit të mësojnë rrugën e duhur. Nëse ata e shohin se ti po bën gjëra të gabuara, të këshillojnë për t’u larguar nga ajo rrugë, sepse ata e njohin më mirë botën nga sa e njeh ti. Prindërit do të mësojnë ndryshimin midis gjësë së duhur dhe gjësë së gabuar. Psh, ata të mësojnë se të bësh miq është diçka e duhur, ndërkohë t’u flasësh të panjohurve është diçka e gabuar.

8. Ata do të jenë përherë aty për ty.

Si në momentet e bukura, si në ato të vështira, prindërit do të jenë përherë në krahun tënd dhe do të të mbështesin për çdo gjë. Miqtë mund të të braktisin, por prindërit kurrë nuk do e bëjnë një gjë të tillë. Dera e shtëpisë së tyre do të jetë përherë e hapur për fëmijët. Nëse zihesh me një shok, ti nuk je më mik me të. Nëse zihesh me babanë apo mamanë tënde, ti sërish mbetesh djali i tyre. Ata nuk kanë për të braktisur, deri në momentin që ti mund të vendosësh të mos i kesh më pranë. Respektoji prindërit për faktin se janë aty përherë për ty. Kanë qenë për ty që në hapat e tu të parë, kur nuk të lanë të bije, dhe do të jenë aty për gjithë jetën, sa herë që ti të kesh nevojë për ta.

Lexo po ashtu:  Burri i vërtetë e kupton se një grua është e mjaftueshme!

9. Ata të rritën.

Që nga momenti i lindjes e deri tani, prindërit janë ata që përherë janë kujdesur që të të ushqenin siç duhej. Ata paguan për lodrat e tua, në mënyrë që fëmijëria e jote të ishte plot ngjyra dhe e mbushur me kujtime që do i mbaje mend për gjithë jetën. Ata të dërguan në shkollë, në mënyrë që të bëje një vend në këtë botë, e cila nënkupton shumë dhimbje koke. Ata të dhanë çdo gjë që kërkoje. Dhe gjërat që nuk t’i dhanë, nuk t’i dhanë sepse ato ishin të dëmshme për ty, apo për shëndetin tënd. Prindërit nuk shpenzuan vetëm lekë për ty, por edhe vitet e tyre të jetës për t’u kujdesur për ty. Nëse e kupton këtë gjë, ti duhet t’i respektosh ata.

10. Ti je ky që je, për shkak të tyre.

Prindërit të dhanë jetën dhe ti ekziston për shkak të tyre. Për këtë arsye, ti je “në borxh” të pashlyeshëm me ta, ndaj gjëja e vetme që mund të bësh, është t’i respektosh ata. Prindërit mund të vendosnin edhe të abortonin dhe ti nuk do të ishe në jetë, ndaj ji falenderues për këtë gjë. Jeta është një eksperiencë e bukur, ndaj ji falenderues që je në jetë  prej tyre dhe respektoji e duaji me sinqeritet. / f.xh. /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *