Resul Sinani, një nga fytyrat më të njohura televizive, i ka rënë pishman që ka hyrë në politikë.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook” ai ka njoftuar se është larguar nga Nisma Socialdemokrate.

Sinani nuk ka dhënë asnjë sqarim pse është larguar nga kjo parti, të cilës iu bashkua në shkurt të vitit të kaluar.

“Përshëndetje të nderuar! Përmes këtij statusi, ju njoftoj për largimin tim nga Partia NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar ai në Facebook.

Sinani kishte qenë moderator dhe autor i disa emisioneve në televizionin publik të Kosovës, para se t’i bashkohej Nismës.

Nisma, është një nga partnerët e koalicionit qeverisës. Me të ardh në krye të Qeverisë, ky koalicion është shquar për punësime partiake e familjare nëpër institucione e ndërmarrje publike. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *