Një avion me flamur amerikan në bisht ka rikthyer në Kosovë gratë dhe fëmijët e familjareve të xhihadistëve të Kosovës në Siri në orët e para të së shtunës, kanë shkruar mediet e huaja.

Policia speciale kanë siguruar një dalje në aeroportin e Prishtinës dhe një avion me flamur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisht është parë në aeroport derisa familjar të xhihadistëve janë rikthyer në Kosovë.

“Operacioni i planifikuar për të rikthyer disa nga qytetarët tonë nga Siria ka përfunduar me sukses”, ka thënë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nga aeroporti në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ai ka shtuar se të gjitha detalet për këtë gjë do të jepen gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme.

Më shumë se 300 kosovarë, burra, gra dhe fëmijë kishin udhëtuar për në Siri pas 2012. Rreth 70 burra të cilët kanë luftuar krah grupeve ushtarake ekstremiste janë vrarë.

Policia ka thënë se rreth 150 gra dhe fëmijë, përfshirë 60 fëmijë kanë lindur në zona të luftës, e të cilët janë zënë në zonat e humbura nga Shteti Islamik (ISIS).

Lexo po ashtu:  Para fitorës së madhe! Zyrtare: Bashkë në listën e VV-së edhe Vjosa Osmani.

Ende mbetet e paqartë se a janë rikthyer të premten të gjithë prej tyre. As ministri dhe as policia nuk kanë dhënë shumë detale nëse në mesin e të kthyerve ka edhe ndonjë luftëtarë që ka luftuar me ISIS.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *