Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” ka shkruar lidhur me ngjarjen e sotme në Shqipëri, ku u shemb objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Reuters në artikull shkruan për përplasjen e protestuesve me policinë.

“Për më shumë se dy vjet, aktorët, aktivistët dhe opozita e kanë kontestuar planin e kryeministrit socialist, Edi Rama, për ndërtimin e një teatri të ri, duke thënë se ndërtesa e vjetër është pjesë e trashëgimisë së vendit dhe e akuzuan atë për praktika korruptive”, shkruan Reuters përcjell Klan Kosova.

Artikulli tutje flet për një numër të madh të forcave policore u vendos para agimit rreth teatrit dhe i larguan nga aty anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Më pas, buldozerët filluan ta shembnin ndërtesën, shpjegon ngjarjen se si ka rrjedhur në kryeqytetin shqiptar.

Objekti i ndërtuar më 1939 dhe i shndërruar në Teatër Kombëtar më 1945, e ka përçarë shoqërinë.

Sipas këtij artikulli shumë njerëz janë shprehur të zemëruar pse Rama ka vendosur që të veprojë në kohën e izolimit nga koronavirusi.

“Kjo nuk ka të bëjë me shkatërrimin e teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në një diktaturë”, dëgjohet duke thënë në një video në Facebook një anëtar i paidentifikuar i aleancës”.

Lexo po ashtu:  “U shkel Marrëveshja e Prespës”, Greqia notë proteste Maqedonisë së Veriut

Protestuesit u përleshën me policinë duke brohoritur “Poshtë diktatura”, gjë që rezultoi me arrestimin e 37 personave.

Një polic është dërguar në spital pasi u godit nga një protestuar, ndërsa një dëshmitar e ka parë edhe një protestues me lëndime në kokëm shkruan Reuters.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *