Revista gjermane “Migazin” e cila merret me çështjet e të huajve në Gjermani, i ka kushtuar një artikull analitik trajtimit absurd, si shtetas serbë, që landi (republika) federal i Bavarisë u bën kosovarëve.

Arrikulli i plotë i revistes gjermane “Migazin”, përkthyer nga albinfo.ch:

Në pandeminë e Koronavirusit, çështja e natyralizimit, (fitimit të shtetësisë në shtetin mikpritës) megjithë rëndësinë e saj të jashtëzakonshme për shëndetin, udhëtimet, karantinat dhe evakuimet, deri më tani është trajtuar më pak, transmeton. Prandaj është koha e duhur për të theksuar një fatkeqësi bavareze.

Gjermania është një demokraci. Sipas rrënjës së fjalës (kratein), populli (demos) sundon mbi njerëzit. Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese Federale (BVerfGE), ky popull, nga i cili buron autoriteti shtetëror, e përcakton veten përmes dallimit binar midis gjermanit dhe jo-gjermanit. Nëse nuk keni pasaportë gjermane, nuk jeni njëri prej tyre.

Bavaria i konsideron kosovarët si serbë

Sipas ish gjyqtarit kushtetues Ernst-Wolfgang Böckenförde, të huajt që nuk janë natyralizuar nuk janë pjesë e “popullit si një bashkësi politike e fatit”. Mbetet të shihet përse anëtarësimi në “komunitetin e fatit” mund të supozohet për gjermanët e lindur këtu, por jo për “të huajt”, po ashtu të lindur këtu.

Por edhe në qoftë se dëshira e njerëzve për t’i takuar “komunitetit të fatit” është e madhe, për disa njerëz, realizimi i saj mbetet praktikisht i pamundur. Kjo vlen për më shumë se 44,000 kosovarë që jetojnë në Bavari. Diskriminimi i tyre për shkak të mungesës së të drejtave politike është shënjuar nga pamundësia e qartë e marrjes së atyre të drejtave. Mbi të gjitha, Bavaria është i vetmi shtet federal gjerman (përveç Saksonisë), i cili automatikisht dhe pa përjashtim i konsideron edhe kosovarët si serbë. Prandaj, kur këta natyralizohen, u kërkohet të heqin dorë jo vetëm nga shtetësia e tyre kosovare, por edhe nga shtetësia “e tyre” serbe. Kjo është problematike për disa arsye.

Lexo po ashtu:  Situata në Ukrainë, bisedë telefonike ndërmjet Edi Ramës dhe Volodymyr Zelenskyt

Marrëdhëniet e kosovarëve me Serbinë janë fiktive ndërsa diskriminimi, faktik

Siç ka përcaktuar Gjykata Administrative e Baden-Württembergut në vitin 2008, lirimi nga shtetësia serbe është praktikisht i pamundur të arrihet me ligj. Në praktikë, kosovarët diskriminohen (etnikisht) nga autoritetet serbe. Edhe pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Serbia i konsideron kosovarët si shtetas serbë. Gjykata Administrative Bavareze (BayVGH), nga ana tjetër, nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë diskriminim mbi qytetarët kosovarë nga autoritetet serbe në vitin 2014 – megjithëse 14 shtetet tjera federale gjermane e shohin këtë ndryshe, pra gjejnë diskriminimin në fjalë.

Po kështu, njohja e Kosovës si shtet, nga ana e Gjermanisë, sipas ligjit ndërkombëtar, këtu nuk luan ndonjë rol. Kjo është, të paktën, irrituese. Në parim, dhënia e shtetësisë nga një vend i caktuar për një person duhet të respektohet. Sidoqoftë, kjo nuk vlen – siç përcakton vetë BayVGH – nëse personi në fjalë nuk ka “asnjë lidhje të vërtetë” me këtë shtet.

Në çdo rast, kosovarët e lindur në Gjermani nuk kanë as një “marrëdhënie aktuale” dhe as lidhje tjetër me Serbinë. Përveç kalimit tranzit në rrugën për në Kosovë për pushime verore, referenca me këtë shtet është zero për ta. Natyrisht, këta njerëz gjithashtu nuk kanë asnjë dokument për shtetësinë “e tyre” serbe.

Lexo po ashtu:  Bota e errët e spiunazhit: Si “eleminohet” një udhëheqës, pa e vrarë?

Por ky problem lind edhe për njerëzit e lindur në vendet e ish-Jugosllavisë, e të cilët jetojnë në Gjermani. Për shkak se lufta ka shkatërruar shumë regjistra, mijëra njerëz nuk janë shënuar askund dhe për këtë arsye nuk mund të gjenden dokumente përkatëse. Edhe për këta njerëz duhet të shtrohet çështja e “marrëdhënies aktuale” të tyre dhe e lidhjeve me Serbinë.

Një “faktor i rëndësishëm” i përmendur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në raport me lidhjet me një shtet është vendbanimi i zakonshëm. Kjo vlen për të gjithë të prekurit në Gjermani. Në të njëjtën kohë, vendbanimi është i rëndësishëm për sa i përket teorisë demokratike: sepse këta njerëz jetojnë në Gjermani dhe për këtë arsye preken nga normat juridike lokale – ata jetojnë nën ligjin gjerman. Një lidhje me Serbinë vështirë se mund të konstatohet në këtë mënyrë.

E paarsyeshmja bëhet e arsyeshme

Sipas gjykimit bavarez, nuk ka asnjë arsye tjetër pse të jetë e paarsyeshme të udhëzohen ndërmjetësit në Serbi që të merren me këtë çështje. Qeveria bavareze kundërshton këtë: “Udhëtimi në Republikën e Serbisë” ose “marrja në punë e një avokati në Serbi” për “plotësimin e formaliteteve të nevojshme” janë “të paarsyeshme”. Asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Të kujtojmë: Një kërkesë për heqje dorë nga prova e kthimit të shtetësisë eventuale serbe është refuzuar vetëm në korrik 2019.

Termi i pacaktuar juridik “i paarsyeshëm” padyshim bën të mundur që gjërat e paarsyeshme të riinterpretohen si të arsyeshme. Në praktikë, gjithashtu janë të përfshirë ndërmjetës si avokatët serbë që specializohen në raste të tilla dhe në këtë mënyrë bëjnë kapital. Sigurimi i heqjes dorë nga shtetësia serbe në fakt nuk është i mundur ndryshe. Kështu, ndodh pikërisht ajo që është në të vërtetë “e paarsyeshme” për ata që preken.

Lexo po ashtu:  10 fakte interesante! - Në Romën e lashtë, kur një burrë dëshmonte në gjykatë, ai do të betohet për testikujt e tij.

Kohëzgjatja e një procedure të tillë merr disa vite dhe tani është hedhur edhe ashtu shumë mbrapa për shkak të pandemisë së koronës. Kjo është po aq e paarsyeshme sikur në rastet kur njerëzit që kanë humbur të afërmit gjatë luftërave civile, i drejton tek autoritetet serbe.

E padenjë për një demokraci

Mbetet e paqartë arsyeja përse është në interes të qeverisë së shtetit bavarez të maltretojë kështu me pengesa burokratike njerëzit që duan të natyralizohen? Përse duhet të promovojë praktikat gjysmë juridike dhe të ndjekë mendimin juridik të Serbisë pavarësisht faktit se Gjermania ka njohur Kosovën, transmeton albinfo.ch. Kjo është gjithashtu një problem i madh për demokracinë dhe legjitimimin e saj.

Në mënyrë që të njihen si qytetarë me të drejta të plota, këta njerëz – edhe nëse kanë lindur në Gjermani – duhet të kenë një dokument të cilin nuk e kanë, në një gjuhë të cilën ata (shpesh) nuk e flasin, të aplikojnë për atë dokument tek një autoritet serb që nuk është i interesuar për bashkëpunim. Dhe me këtë dokument ata duhet të aplikojnë tek autoritetet bavareze për të marrë shtetësinë gjermane. Rruga e veçantë bavareze është çmenduri burokratike që është e padenjë për një demokraci. /albinfo.ch/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *