Sot, Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes, ndërkaq pikërisht në këtë 84 vjetor ai ka publikuar romanin e tij të pestë që mban titullin ‘Të fshehtat e treguara’.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë saktësisht trajtohet në roman, mirëpo Rexhep Qosja njihet si një shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe, veprat e të cilit gjithmonë kanë rezultuar tejet të suksesshme.

Fol shkurt, sa më shkurt
Kudo e kurdo në dritë e në terr është mirë të flasësh shkurt!
sa më shkurt sidomos me prokurorët e rinj
sa më shkurt me gjykatësit e vjetër
shkurt me priftërinjtë e çdo feje
shkurt me profesorët e zgjuar
shkurt me mjekët e çmuar
dhe me gratë e hirta
mëse u flet gjatë
ta kthejnë shkurt
shumë shkurt
dhe bosh
bosh
bo
sh!’
, thuhet në pasthënien e romanit.

Vlen të ceket se Rexhep Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Lexo po ashtu:  Shitet në ankand konsola më e shtrenjtë në histori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *