Agjencia ruse e lajmeve RIA raporton se Rusia tani kërkon që Ukraina të dorëzojë qytetin bregdetar të Mariupolit deri në orën 04:00 të së hënës mbrëma.

Autoritetet duhet të bëjnë një zgjedhje ose “të qëndrojnë me popullin e tyre” ose me “banditët”. Nëse jo, ata do të përballen me një “gjykatë ushtarake”, raporton RIA.

Më herët gjatë ditës, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se 59,000 njerëz ishin evakuuar nga Mariupol në tre ditët e fundit!

Ministria e Mbrojtjes pranoi se ka një katastrofë humanitare në qytet dhe për këtë krim rusët fajësojnë ‘nacionalistë ukrainas’. Qyteti ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për më shumë se tre javë dhe i ekspozuar ndaj sulmeve të të tmershme të artilerisë nga pala ruse./MekuliPress

Lexo po ashtu:  Dialogu Kosovë Sërbi, argumenton Elvis Hoxha (VIDEO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *