Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, nuk po mund të mbetet jashtë zhvillimeve politike në Kosovë, ndonëse është larguar tash e disa muaj prej jetës politike në vend.

Të mërkurën, ai ka ironizuar me Albin Kurtin, ish-bashkëpartiakun e tij, tashmë kryeministrin e Kosovës.

Sejdiu i ka quajtur “kopalla” disa nga konstatimet e Albin Kurtit në një intervistë televizive të kryeministrit të mërkurën.

“Tipi tha: ‘Lista Serbe janë subjekt politik konstruktiv’”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Twitter, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti. “Unë pa krejt edhe mund të mbetem por ama kopalla nuk shes”.

Dardan Sejdiu dha dorëheqje nga pozitat e tij brenda PSD-së në nëntor të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti tregon numrin e ministreve në Qeverinë e re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *