Në kalanë e Gjirokastrës nga 24 qershori deri në 1 korrik do të zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të këtij festivali, në të cilin do të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare.

Duke e cilësuar një lajm të bukur rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, Rama tha se Kalaja e Gjirokastrës është zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.

Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.

Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit./atsh/

Lexo po ashtu:  Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *