Nis sot zyrtarisht Java e 27-të e Serie A pasi në fundjavë u luajtën ndeshjet që ishin për t’u rikuperuar në kalendar. Milani do të vizitojë Leccen e Liveranit në “Via del Mare”, teksa objektivat e dy ekipeve janë krejt të ndryshme: kuqezinjtë do të fokusohen te arritja e Europës, ndërsa verdhekuqtë te mbijetesa. Rikthehen në formacion te Milani Theo Hernandez edhe Samu Castillejo, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të jetë jashtë. Pioli ka zgjidhur dyshimet e fundit dhe ka ulur Paqueta në stol duke i dhënë vendin e titullarit Bonaventuras. Sakaq, gjithçka konfirmohet si në Kupë, me Rebic titullar në sulm dhe Conti në krah të djathtë të mbrojtjes.

LEÇE (4-3-2-1):Gabriel, Rispoli, Meccariello, Lucioni, Calderoni; Petriçione, Tachtsidis, Mancosu; Falco, Saponara; Lapadula

MILAN (4-4-1-1): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Rebic

Lexo po ashtu:  Roma fiton ndaj Lecces

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *