Rita Ora ka njoftuar se i është nënshtruar një operacioni. Në një postim në Instagram, Rita tregon se ka hequr bajamet dhe ishte shumë e dhimbshme.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe po ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por nga ana tjetër më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem. Është bekim të shërohesh në paqe dhe të vizualisosh çfarë do bësh në të ardhmen”, ka treguar Rita. Në video këngëtarja shfaqet duke vizatuar disa zemra për të uruar fansat.
“Nuk jam Moneti, por më pëlqejnë ngjyrat. Prandaj kam bërë disa vizatime të shpeja për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, shkruan Rita.

Lexo po ashtu:  Da Vinçi nuk kishte arritur të përfundonte kurrë Mona Lisën, tregon një studim i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *