Esad MEKULI

Për gjuhë e shkrim

Rob ishim…
Fjalën e shkronjën
Armiku s’na e la në robni.

Hesht e duro!
Mbi gojën grusht,
Me duar vargonj të zi.
Po e kaluemja u shemb.

O, fol
E shkruaj në gjuhën amnore,
Nuk je më rob.
Je sokol –
I lirë sot prore!

Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)

Lexo po ashtu:  Kur Mekuli i shkruante gruas: Ti hymn i përjetshëm i përtërimjes, i gëzimit njerëzor, i vet jetës, Ti nuk je mallkim për njerëzimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *