Ish-diplomati dhe publicist Shaban Murati shkruante dje në gazetën “Dita” mbi atë që e quante gjeopolitika e koronavirusit. Murati rimerrte tezën e tij se traktatet e shumta të miqësisë dhe ato të bashkëpunimit strategjik që ka nënshkruar Shqipëria nuk vlejnë për asgjë nisur nga mënyra sesi u reagua gjatë kësaj krize. Sipas Muratit kjo situatë provoi se vetëm Turqia iu përgjigj apelit për ndihmë dhe se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë mbetet i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Ballkan.

Murati shton se të gjitha nismat rajonale që trajtohen me bujë mediatike dështuan. Ndër të tjera diplomati shkruan:

Epidemia e koronavirusit dëshmoi një dështim të bujshëm të nismave dhe të organizatave rajonale. Në Ballkan janë mbi 30 apo 40 shoqata e organizata rajonale me karakter diplomatik e shtetëror, që janë bërë si OJQ-të e sotme apo Bashkimet Profesionale të kohës së vjetër. Midis tyre është si kryesore SEECP, organizata e “Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore”, që përfshin të gjithë shtetet e rajonit, plus Moldavinë e futur si çiban sovjetik.

Lexo po ashtu:  Përpjekja e PDK-së për të na bërë të dukemi si ajo vet është e dobët dhe e dështuar

SEECP reklamohet si organizata më autentike rajonale, e themeluar në Sofie 26 vjet më parë, dhe bën çdo vit një a dy ministeriale të ministrave të jashtëm dhe një samit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të rajonit. Gjatë mbi një çerek shekulli ekzistence SEECP nuk ka zgjidhur qoftë dhe një problem minimal midis dy shteteve ballkanike ose në shkallë rajoni. Në periudhën e pandemisë dështimi saj është kulmor, sepse dështon në një emergjencë mjekësore rajonale si kjo e koronavirusit. SEECP, organizatës kryesore rajonale, i është harruar vula dhe emri.

Është lehtë të merret me mend se sa falso është nisma e re e vdekur e Serbisë me emrin “minishengen”, që gjoja do të krijonte ”familjen ballkaniko-perëndimore” me kryetar familje Serbinë. Nuk mund të mos lindë pyetja se përse duhen hedhur në erë ato dhjetra miliarda euro për të mbajtur në këmbë dhjetra organizata rajonale, kur nuk iu ndodhen pranë shteteve të rajonit në emergjencat shëndetësore si kjo e koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Kosnett: Shkëmbimi i territoreve nuk është ide e ndjekur nga SHBA, s’ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump

Ky vëzhgim ka interes të posaçëm për Shqipërinë, pasi sekretare e Përgjithshme e SEECP është prej nja dy vjetësh, Majlinda Bregu, një njeri që dallohet për buzëqeshjen e vet dhe pozimin e inskenuar në aktivitete të organizatës. Në fakt asgjë nuk është bërë në nivel rajonal për të koordinuar luftën kundër koronavirusit. Dhe trumbetimet e shumta që janë bërë për një epokë të re, apo nevojën e një miqësie, mbeten fjalë që i merr era në një përvojë si kjo e tanishmja kur edhe provohen miqtë e vërtetë.

Sa për SEECP ne mund të themi se ajo është një organizatë që kënaq vanitetin e një njeriu si Majlinda Bregu që ka marrë nga kjo jetë shumë më tepër sesa ka dhënë, apo sa meriton. Për të tjerat le t’i lëmë deklaratat të kalojnë se në fund të fundit hapësira virtuale janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *