Ish-gjenerali, Rrahim Ademi, është ndjerë i fyer nga filmi ‘Gjenrali’, që tregon për luftën që është zhvilluar në Kroaci nën direktivat e gjeneralit Ante Gotovina.

Ademi si një prej njerëzve kyç gjatë luftë që ka planifikuar edhe shumicën e operacioneve detare të forcave kroate dhe dora e djathtë e Komandantit Gotovina ka drejtuar kritika të ashpra ndaj filmit, duke thënë se është një falsifikim i turpshëm i luftës që ka ndodhur.

Ademi ka thënë se ka parë vetëm episodin e fundit të filmit, ndërkohë ka treguar se është telefonuar nga të gjitha anët dhe nga shokët me të cilët ka qenë bashkë në luftë e të cilët s’mund të besojnë se çfarë interpretimi i shtrembëruar i është bërë luftës.

Ademi tutje ka thënë se edhe përkundër rolit të fuqishëm që ka pasur në luftë, në filmin “Gjenerali” është portretizuar si një toger anonim.

“Unë u portretizova në film si një toger anonim, e fejuara e të cilit është shtatzënë dhe që planifikon të martohet”, ka thënë Rrahim Ademi ndër të tjera.

Lexo po ashtu:  Gjykata Europiane e Luksemburgut nxjerr Hamasin nga lista e organizatave terroriste

Përveç tjerash Rrahim Ademi ka thënë se e vërteta e luftës po bëhet gënjeshtër dhe gënjeshtra po bëhet e vërtetë. Sipas tij ky nuk është vetëm faji i aktorit Antun Vrdoljak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *