Gazeta prestigjioze “Frankufrter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, duke sjellë fotografitë e shkrepura nga dora e reporterëve të tyre të cilët kanë qëndruar në zonat e konfliktit gjatë viteve 90-ta.

Fotografi gjerman i FAZ, Wolfgang Eilmes, dhe korrespodenti i kësaj gazete, Matthias Rub, përmes fotografive dhe shkrimeve të tyre kanë paraqitur gjithë krimet makabre që kishte kryer policia dhe ushtria paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Përveç vrasjeve, regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ishin kujdesur që të shkatërrojnë çdo gjë që iu kishte dalë përpara.

Në këtë artikull, rikujtohet fakti që dhimbja për humbjet e pësuara gjatë luftës në Kosovë është ende e gjallë, dhe se mospajtimet mes serbëve dhe shqiptarëve janë ende të thella.

“Dhimbja dhe vuajtja e humbjeve vazhdon të jetë prezentë edhe sot. Ndarja është e thellë në mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë, edhe nëse është e mundur që ajo të zbutet, përpara është ende një rrugë e gjatë”, shkruan FAZ.

Lexo po ashtu:  468 vjet më parë/ Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”.

Gazeta gjermane ka kujtuar faktin se shqiptarët ishin viktimat e para të një ‘spastrimi etnik’, nga ushtria serbe.

“Rindërtimi dhe ri pajtimi, janë punë për gjeneratat e ardhshme”, vazhdon shkrimi.

Por çfarë thotë fotografi gjerman, Wolfgang Eilmes, për përvojat e tij gjatë raportimit nga lufta e Kosovës.

Njëzet vjet më parë, NATO vendosi që të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundesëehrit luftuan së bashku me ushtarët britanikë dhe amerikanë në kuadër të KFOR-it, kundër ushtrisë serbe. Një vit para se të ndërhynte NATO, në prill të vitit 1999, unë raportova me kolegun tim, korrespodentin Matthias Rub, mbi konfliktin në Kosovë. Fotografitë e mia të para janë realizuar në fshatin e shkattërruar të Prekazit, pas vrasjes së Adem Jasharit së bashku me 60 anëtarët e familjes së tij, nga një njësi speciale e ushtrisë serbe.

Bashkë me ne ka qenë edhe Tyler Hicks, fotograf i The New York Times, unë dokumentova shkatërrimin e fshatit Prekaz. Ne me lejen e ushtrisë serbe, u lejuam të kalonim nëpër rrugët e shkatërruara. Njerëzit tashmë ishin varrosur, kafshët e vrara ishin kudo. Ne ishim vetëm, dhe rreziku që të goditeshim nga snajperët e  UÇK’së ishte shume  madhe, sepse ata mund të na llogarisnin për anëtarë të ushtrisë serbe.

Lexo po ashtu:  Shotë Galica (1895-1927), Kush është kjo heroinë shqiptare?

Kam raportuar edhe për situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova të cilët kishin ikur në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Gjermani.

Fotot e Kosovës janë marrë me kamera nga kompanitë Leica dhe Nikon.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *