Quhet Maria Cristina Settembrese, është prej 11 vjetësh infermiere në spitalin San Paolo të Milanos, dhe është në krye të detyrës në këto ditë të vështira të epidemisë së koronavirusit.

“ Cuam në reanimacion një 42 vjecar. Ndërsa më shtrëngonte dorën, më lutej: “ Më thoni që do të zgjohem përsëri, kam dy vajza të vogla në shtëpi”. Maska ime u mbush me lotë”. Këto janë fjalët e infermieres që rrëfen historitë nga turni i saj i natës.

Të 15 shtretërit më ventilim atje janë të zënë nga pacientë të moshave nga 48, 50, 61 vjec e lart. “ Kam 30 vjet punë, por nuk kam parë kurrë gjë të tillë”, shprehet ajo.

“ Në punën time si infermiere, kam qarë rrallë, por tani qaj përditë, sidomos kur shoh të shkruara tre gërma: JKR – Jo Kandidat për Reanimacion! Që prej emergjencës së koronavirusit, netët janë bërë më të gjata. Unë dhe koleget nuk hamë, nuk flemë, marrim vetëm integratorë që të qëndrojmë në këmbë. Kur të përfundojë e gjithë kjo, dua të shkoj në Marsa Alam, pranë detit të harroj gjithcka”, thotë ajo.

Lexo po ashtu:  Bashkëqeverisin edhe pse i hedhin plehra njëri-tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *