Qeveria e Kosovës vendos të bllokojë të gjitha mallrat që hyjnë nga kufiri i Serbisë. Vendimi është marrë pas rrëmbimit të tre policëve në brendësi të territorit të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti këtë një agresion që synon destabilizimin e vendit si një hakmarrje pas arrestimit të një krimineli serb në Zveçan.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.

Acarimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës erdhi pas vendimit të krerëve të komunave në veri për të hyrë në zyrat e tyre, gjë që u prit me protesta nga serbët. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon që qeveria Kurti të krijojë asosacionin që u jep autonomi serbëve të Kosovës dhe në këtë moment, SHBA dhe BE e kanë mbështetur.

Lexo po ashtu:  Pezullohen deri më 31 korrik fluturimet, Aeroporti i Rinasit: Ky shtet fut Shqipërinë në listën ‘e ndalimit’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *