Për momentin janë mbi një miliard Iphone në përdorim dhe analistët thonë se kjo do të rritet edhe më shumë.

Apple thotë se ata arritën shifrën një miliard në vitin 2016, mirëpo ata nuk dhanë llogari për iPhone-ët e nxjerrë nga përdorimi, shkruan “Independent”.

Në një postim së fundmi eksperti i Apple Neil Cybartt tha se sipas llogarisë së tij, Apple ka kaluar shifrën e një miliard përdoruesve muajin e kaluar.

Cybartt u shpreh se: “13 vite pas daljes në treg, dhe këta telefona mbeten të përhershëm për përdoruesit”.

Ai shtoi se: “Konkurrentët ose e kopjojnë pa pikë turpi iPhone, ose janë të influencuar rëndë nga Apple”.

Deri më tani Apple ka lansuar 29 iPhone në market.

Për të pasur një sukses më të madh në shitje Cybartt mendon se Apple duhet të shtyjë limitet e teknologjisë së kamerave, të rris vlerat e iPhone, dhe të rris numrin e aftësive që mund ti përballoi telefoni.

Lexo po ashtu:  Instagram do të fshehë komentet që i konsideron fyese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *