Publicisti shqiptar Veton Surroi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, e në të cilin ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Virusi Korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.” – e nis shkrimin e tij publicisti shqiptar.

Kujtojmë se autoritetet italiane kanë treguar që dy persona kanë vdekur nga kjo sëmundje infektive e njohur tash si COVID-19, dhe është rritur drastikisht edhe numri i të infektuarve tjerë, shkruan MekuliPress.

Surroi thotë se “do të ishte shenjë maturie parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes [përfshirë informimin publik] për parandalimin e përhapjes së tij.”

Kujtojmë se dy persona kishin qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë ditës së djeshme për t’u testuar për Koronavirus, por për fat të mirë, rezultati pas testimit doli negativ.

Lexo po ashtu:  Serbia vë kushte për vijimin e dialogut me Kosovën: Të zbatohet marrëveshja për Asosacionin

Më poshtë e keni statusin e plotë nga z.Surroi:

Një sugjerim Qeverisë së Kosovës:

Virusi korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.

Do të ishte shenjë maturie dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *