Marëdhënia e biznesit që Rama dhe Vuçiçi po ndërtojnë me dhëndërrin e presidentit Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorin Grenell mund të dalë me shumë përfitime për ta nëse në nëntorin e ardhshëm, Donald Trump kthehet në shtëpinë e bardhë. Kështu e ka komentuar lajmin e ndërtimeve në Sazan, Zvërnec dhe Beograd, gazeta gjermane e referencës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Prej disa ditësh shypi perendimor po zien lidhur me këto investime, në konflikt të hapur interesi, kur dihet se burri i vajzës së ish presidentit të SHBA shfrytëzon lidhjet e tij politike dhe iluzionin e kthimit në pushtet, për të bërë biznes.

FAZ gjerman i referohej një shkrimi të Nev York Times në fundjavë ku detajoheshin planet e investimit të Kushnerit në Shqipëri, që përfshijnë investime në resorte lukzose në bregdetin e Mesdheut, dhe në Beograd ku planifikohet ndërtimi i një hoteli dhe një ndërtese me 1500 njësi banimi.

Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha për tërë rajonin, ka vënë alarmin gjermanja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Lexo po ashtu:  Meta: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit frymëzim për mua

Gazeta përmend rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afëërt me familjen Trump ka luajtur në këtë pakt. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohet në artikull.

“Në atë kohë Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.

Më tej thuhet se për Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, porse kjo lidhje mund të jetë e rrezikshme për mbarë rajonin nëse ajo shërben për të ripërtrirë idenë e ndarjes së Kosovës.

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Lexo po ashtu:  Mbahet manifestimi letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

Artikulli shton se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

Por FAZ tregon edhe se si u investua shteti gjerman për dështimin e këtij plani.

“Nëse një marrëveshje do të ishte arritur në atë kohë, kjo mund të kishte qenë preludi i zhvendosjeve të mëtejshme të rrezikshme të kufijve, të cilat ishin shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme ballkanike të viteve 1990. Megjithatë, marrëveshja dështoi në atë kohë, jo vetëm për shkak të rezistencës nga Gjermania dhe kancelarja e saj Angela Merkel”.

Por gjithnjë reziku sipas gazetës mbetet falë lidhjeve ekonomike që Rama dhe Vuçiç po vendosin me njerëzit pranë Trump.