Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit, por që nuk arriti që të fitonte mandatin në një postim në Facebook akuzon KAS-in në lidhje me rrëzimin e kërkesës për të kryer ekspertizën e votave të pavlefshme në kryeqytet.

“Pa asnjë arsyetim, sot KAS/KQZ e hodhi poshtë kërkesën tonë për të kryer ekspertizën e votave të pavlefshme në Qarkun Tiranë. Kujtojmë se për Qarkun Tiranë janë shpallur 18.422 vota të pavlefshme.

Ekspertizën kaligrafike KAS/KQZ mund ta kishte bërë edhe përmes një përzgjedhjeje rastësore, apo duke analizuar 164 shembujt me fotografi që ne kemi dorëzuar si prova që dëshmojnë ndërhyrjen në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

Por KAS/KQZ, pa dhënë arsyetim, nuk e pa të arsyeshme këtë kërkesë për ekspertizë, edhe pse një ekspertizë e tillë është e drejtë që u njihet subjekteve politike me Kod Zgjedhor” shkruan Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumë pretendime për procesin në tre qarqet që garoi, Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër dhe ku nuk arriti që të merrte asnjë deputet.

Lexo po ashtu:  Amsterdami do të ndalojë shitjen e hashashit dhe punonjëset e seksit, për të zvogëluar numrin e turistëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *