Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision

“Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit. Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci. E këto fjalë e kanë djegur Ganen e PDK-së.
“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, tha i qetë Ministri, Peci, shkruan MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Shtatë ditë në Lumin Rhine: Plani sovjetik për ta shkatërruar Evropën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *