Rrugëtimi tragjik i Abetares shqipe u ndalua sot, shkruan MekuliPress. Që nga viti 1844, atëherë kur Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e botuar nga Naum Veqilharxhi, tek sot, në vitin 2021, u bë e njësuar, të paktën në dokumentet zyrtare, shkruan MMekuliPress.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka nënshkruar marrëveshjen me homologen e saj nga Shqipëria për abetaren e përbashkët të shqiptarëve.

Nagavci deklaroi se bashkëpunimet në fushën e arsimit, shkencës e kulturës janë të domosdoshme, duke përmendur se është e lumtur që abetarja do të përdorët nga fëmijët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

E ministrja e Shqipërisë, Evis Kushi, deklaroi se dy vendeve u nevojitet një abetare e re pasi kanë ndërruar metodat dhe janë zhvilluar teknologjitë.

“Mezi kam pritur vizitën në Kosovë. Nuk e kisha menduar qe vizita ime e parë në Prishtinë, do të ishte për një moment kaq të rëndësishëm, siç është nënshkrimi për abetaren e përbashkët. Nuk është hera e parë që bashkëpunojmë me kaq dashuri me njëri-tjetrin. Po në nëntor promovuam një punë disavjeçare për librin lexues për diasporën shqiptare. I vlerësoj të gjitha përpjekjet e kaluara për Abetare. Por tash na nevojitet një Abetare e re, sepse kanë ndërruar metodat, janë zhvilluar teknologjitë”, deklaroi ajo.

Lexo po ashtu:  Autostrada e Anamoravës do të bëhet, korrupsioni do të ndalet

Kushi falënderoi grupin punues që e kanë finalizuar këtë marrëveshjes.

“Është përgjegjësi e përbashkët të organizojmë një konkurs transparent që fëmijët tanë vitin e ardhshëm fëmijët ta kenë një abetare të përbashkët”, u shpreh tutje.

Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e botuar nga Naum Veqilharxhi në Bukuresht është ekspozuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Nën emërtimin “Fort i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip. Për çdo sicilë që do të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit shqip. Dhënë tani parherëmbi dritë, preji, gjendësit e bëntorit i këtyre të shkrumëve rea dhe këtij Ëvetarit. Naum Panajot Haxhi Llazar Bredhi, që i thonë Naum Veqil-Harxhi nga Bythkuqi i Kolonjës. Mot i parë 1844”. Por, shkruan MekuliPress, historiku dhe rrugëtimi i abetares shqipe në 100 vjet nuk do të ishte i plotë, pa punën e bërë nga figurat e tjera të rilindjes, që e pasuan atë, si Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Parashqevi Qirjazi apo edhe 11 abetaret e Aleksandër Xhuvanit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se përpjekjet për pavarësi do të ishin të paplota nëse do të mungonin iniciativat për vetëdijesimin e formimit kombëtar

Lexo po ashtu:  “Pafund të lodhur nga kufizimet” – Ç’po ndodh në Gjermani? Infeksionet rriten, karantina nuk mbaron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *