RTK-Vrasësi i demokracisë (Shkrim nga viti 2013)
Gëzim Mekuli

Përmes edicionit kryesore të lajmeve, RTK-ja hapur po manipulon me opinionin publik dhe shqiptarët. Në hulumtimin tim, bërë edicionit të lajmeve të RTK-së, del se Hashim Thaçi, Qeveria dhe PDK-ja renditen si lajme të para dhe këtë në mbi 80 për qind.

Si lajm të dytë RTK-ja qytetarit ia renditë institucionet ndërkombëtare, dhe ambasadorët e huaj, me mbi 54 për qind. Si lajm të tretë, RTK-ja renditë opozitën dhe këtë me vetëm 30 për qind. Ndërsa, Organizatat Jo Qeveritare renditen diku si lajm i katërt apo i pestë…

Pensionistët, studentët, rinia dhe populli i zakonshëm nuk ka vend në këtë edicion të lajmeve. Këta nuk renditen as në vendin 1, 2, 3, 4, e as 5. Këta nuk ekzistojnë për RTK-në, po vetëm në rast se kërkojnë para nga “diaspora” për të ndërtuar shtëpi për të varfrit në Kosovë….

Duke u bazuar në hulumtimin tim (këtu po flas vetëm për analizën kuantitative e jo kualitative), të bërë prej një periudhe prej 6 muajsh, del se: Komunikimi politik përmes mediave shqipe është në mjerim. Më e keqja është se RTK po udhëheqë në këtë krim të informacionit. Me lajmin dhe informatën këtu po manipulohet. Retorika mashtruese është në ofensivë, gënjeshtra është kthyer në bërthamë të lajmit…

Lexo po ashtu:  Problem nuk janë fake news, por fake society

Kërkoj që RTK, shpejtë e shpejtë, të spastrohet nga politikat e vendit dhe nga ajo e EULEX-it dhe UNMIK-ut, përndryshe kemi prodhuar një opinion të shekullit XIV, ashtu siç shprehet filozofi Habërmas: “Kthim në refeudalizëm”. E kjo është e zezë dhe e pandreqshme.

Mendoj së këtij populli dhe të menduarit të tij për filozofinë e jetës, i është bërë një e padrejtë e tmerrshme: Ka më së 13 vjet që këtë hapësirë publikë e këtë popull e kanë “kontaminuar” me teori e gjepura qesharake politike. Eksperimentet dhe loja më këtë popull dhe eksperimentet me identitetin e tij, përmes RTK-së, kanë arritur kulmin e krimit. Gazetarët dhe udhëheqja e RTK-së, kokë e këmbë është joprofesionale, janë partiakçinjë dhe frikacakë! Nga këta njerëz demokracia u kufizua, analfabetizmi politik u forcua, gënjeshtra u instalua si pjesë e kulturës sonë, ekonomia u vodh e u dobësua: varfëria po mbisundon!

Dhe, pyes e pyes, e përsëri pyes. Si ndodhi kjo?

Po, janë dy shtylla të shoqërisë që nuk “mbajtën dot peshën” e tyre fisnike dhe u rrënuan: u rrënua arsimimi/edukimi, dhe u rrënua – para se të ndërtohej mirë televizionit publik e i pavarur nga politika dhe nga organizatat e ndryshme të interesit – dhe RTK.

Lexo po ashtu:  Zhurmë në media për të mbrojtur të pavërtetat - Britma e piskamë, dëshmojnë kulturën, dinjitetin dhe mosdijen për të trajtuar temat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *