Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka treguar arsyen se pse forcat ruse u futën në Kosovë para KFOR dhe se çfarë në detaje ka pasur në Tunelin e Goleshit.

“Pse erdhën rusët në Kosovë janë disa arsye edhe politike e edhe ushtarake. E para rusët dolën humbës në grupin e Kontaktit, e mbështesnin Millosheviqin dhe kundërshtonin kushtet që i kishte vendos bashkësia ndërkombëtare Millosheviqit dhe kur e panë se janë humbës kërkuan që të jenë pjesë e forcave ndërkombëtare, prezencës ndërkombëtare dhe kërkonin një zonë të përgjegjësisë, ishin pesë brigada në Kosovë dhe ata dëshiron njërën, kryesisht veriun e Kosovës.

As Clarck e as Jackson nuk pranuan në asnjë moment dhe thanë se ata mund të jenë pjesë e brigadave por jo që të kenë një zonë dhe NATO u pajtua që edhe rusët të jenë pjesë e KFOR dhe ata për të shënuar një poenë politikë që mos të dalin humbës vendos ta sjellin nga Bosnja një kontingjent para KFOR që të faktorizohen që të hyjnë në lojë edhe politike edhe ushtarake. Ata janë nisur nga Bosnja, kam informacione të sigurta që ata kanë qenë ushtar serbë të veshur me uniforma ruse por automjetet kanë qenë të tyre.

Lexo po ashtu:  Ky njeri shëroi më shumë se 5,000 njerëz nga kanceri, flet se si luftoi kundër qeverisë dhe mjekëve të korruptuar.

Pse erdhën në aeroport, erdhën sepse në tunelin e Goleshit, sepse aty ka pasur sekretet ushtria e Serbisë, sepse para se të fillojnë bombardimet i kanë larguar të gjitha predhat kimike dhe biologjike që ka pasur ushtria serbe dhe i ka future në tunel, sepse një shpërthim i mundshëm i tyre do të kishte pasoja të mëdha dhe ato janë gjëra të ndaluara dhe përveç kësaj ka pasur edhe raketa ruse të deponuara në atë tunel që I ka dërguar Rusia gjatë bombardimeve të NATO-së. Gjithashtu edhe disa Aeroplan MIG 21 që kanë shpëtuar nga bombardimet kanë qenë aty të stacionuar. Dhe që mos të hynte KFOR aty që do të ishte komprometuese edhe për Rusinë e edhe për Serbinë për këtë kanë hyrë rusët dhe kanë zbrazur tunelin”, tregon Çeku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *