Rusia nuk do të qëndrojë indiferente lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se Rusia do të duhet t’i shtojë forcat e saj tokësore dhe të mbrojtjes ajrore dhe të vendosë forca të konsiderueshme detare në Gjirin e Finlandës në momentin që dy vendet e Europës veriore bëhen pjesë e aleancës së Atlantikut Verior.

Nëse Suedia dhe Finlanda hyjnë në NATO, gjatësia e kufijve tokësorë të aleancës me Federatën Ruse do të dyfishohet”, citohet Medvedev nga agjencia RIA. Ai thekson se në rast të anëtarësimit “përgjigja e Rusisë do të jetë në Balltik”.

Finlanda dhe Suedia kanë bërë të ditur ditët e fundit planet për t’u përfshirë në NATO, duke braktisur kështu dekada të tëra neutraliteti.

Gazeta britanike “Times”, pak ditë më parë, duke iu referuar disa zyrtarëve amerikanë, shkruan se anëtarësimi i dy vendeve në aleancë është bërë “temë diskutimesh dhe takimesh të shumta” në bisedimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s. Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën zyrtarisht në qershor, e ndjekur nga Suedia.

Lexo po ashtu:  Mjegullnajë diplomatike mes Francës, SHBA dhe Australisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *