Rusia ka dështuar plotësisht në qëllimet e saj për pushtimin e Ukrainës, ka pësuar një dështim strategjik dhe ndoshta disfatë.

Kështu u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Rusia kishte tre synime: të nënshtronte Ukrainën ndaj vullnetit të saj; të kundërshtonte sovranitetin dhe pavarësinë e saj; të ushtronte fuqinë ruse; dhe të përçante Perëndimin, të përçante aleancën. Dhe dështoi në të treja frontet”, deklaroi fillimisht Blinken.

Sipas zyrtarit amerikan, Ukraina tani është bërë më e bashkuar.

“Kjo është një Ukrainë sovrane, e pavarur, e cila do të qëndrojë shumë më gjatë në skenë sesa Vladimir Putin”, vijoi sekretari.

Ai shtoi se fuqia e Rusisë ishte zvogëluar shumë dhe ushtria e tyre ishte shumë prapa.

“Ekonomia e tyre ka filluar të lëkundet. Dhe, sigurisht, NATO dhe Perëndimi janë më të bashkuar se kurrë. Prandaj, vetëm mbi këtë bazë, ne tashmë po shohim një frenim dramatik për Rusinë”, ravijëzoi Blinken.

Më herët, shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Ron Klein, paralajmëroi se lufta në Ukrainë “është larg përfundimit”.

Lexo po ashtu:  Kundër Trump edhe në ceremoninë mortore të Ruth Bader Ginsburg

Kjo, pavarësisht deklaratave të Moskës për tërheqjen e trupave nga Kievi.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbajtur kontrollin mbi territoret në lindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *