Çdo tentativë për të hakeruar satelitët e saj, Rusia do ta shohë si justifikim për luftë. Paralajmërimi vjen nga kreu i agjencisë hapësinore ruse. Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, mohoi raportet e mediave se qendrat ruse të kontrollit satelitor tashmë janë hakuar në mes të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për ta bërë këtë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Nxjerrja offline e satelitëve të çdo vendi është në fakt një casus belli, një shkak për luftë“, citon Interfax kreun e Roscosmos.

Rogozin tha se agjencia e tij do që firma teknologjike me bazë në Britaninë e Madhe OneWeb të japë garanci se satelitët e saj nuk do të përdoren kundër Rusisë.

Pa këto, Rogozin tha se Rusia do të anulojë lëshimin e planifikuar më 4 mars të 36 satelitëve OneWeb nga kozmodromi Baikonur, të cilin Rusia i merr me qira nga Kazakistani, pa kompensuar OneWeb, njoftoi agjencia ruse e lajmeve.

Lexo po ashtu:  NIK GJELOSHAJ: JEMI TË FOKUSUAR NË FITORE... - “Respektojmë principet, nëse fitojmë do të zhvillojmë zonat shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *