Kremlini ka hedhur poshtë propozimin amerikan për ndarjen e Ukrainës në Zona Kontrolli nën modelin e Berlinit të pasluftës. Ideja e hodh nga i Dërguari i presidentit amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, por zv.ministri rus i Punëve të Jashtme, Rodion Miroshnik, e cilëson atë si opsion që ngrin konfliktin me potencialin e rishpërthimit të tij në një shkallë të re.

Duke mbajtur zona ushtarake aty dhe duke formuar e elementëve radikalë do na çojë në ngrirjen e konfliktit dhe që më pas të shpërthejnë në konflikte të një niveli të ri

citon “TASS” diplomatin rus.

Sipas tij Kievi do të ketë mundësi të rekuperojë shumë shpejt plagët, për të kaluar mandej në analizim të përvojës së krijuar, të përgatiten për të hedhur sërish trupa në front.

Propozimi i Kellogg u qarkullua nga “Times”, por më pas zyrtari amerikan e mohoi se kishte artikuluar diçka të tillë.

Më herët Rusia ka përjashtuar si të papranueshme çdo prani ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Lexo po ashtu:  Populli shqiptar e gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër