Rusia ka vendosur që të ashpërsojë ligjet kundër pedofilëve. Personat që kanë abuzuar seksualisht me fëmijë do të kryejnë dënimin e tyre në burgjet e ashpra në Arktik, ku do të detyrohen të punojnë në minierat siberiane.

Këtë gjë e bëri të ditur zëdhënësi i Parlamentit, i cili theksoi se legjislacioni i ri do të miratohet shumë shpejt.

Kjo masë vjen pasi Rusia u trondit këtë javë nga vrasja makabre e një vajze 5-vjeçare, e cila u rrëmbye nga një pedofil dhe i dashuri i tij, të cilët e përdhunuan dhe e vranë. Zëdhënësi i Parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha: “Njëri prej kriminelëve ishte një pedofil që ishte dënuar më parë. Kjo do të thotë që duhen ashpërsuar ligjet. Le ta miratojmë që në janar ligjin që do t’i dënojë përjetësisht pedofilët. Gjithashtu, ata duhet ta kryejnë dënimin në kushtet më të vështira të mundshme: në skajin më të largët të Rusisë ose nëpër miniera. Këta të poshtër duhet të vuajnë me punët më të rënda, që krimin e bërë ta kujtojnë përditë. Nuk mund të quhen njerëz këta”.

Lexo po ashtu:  Media e Serbisë me gjuhë të fortë nacionaliste: Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *