Rusia kishte menduar që të kujtonte 75-vjetorin e fitores mbi Fashizmin më 9 maj të këtij viti me përurimin e një katedraleje shumë të veçantë. Në perferinë e Moskës, në Kubinka ëstë ndërtuar një katedrale e zezë 95 m e lartë, pagëzuar në media edhe si katedralja kaki dhe përfaqëson një seri simbolesh. Diametri i kupolës është 19.45 m, bazamenti ka 8 dritare, ndërkohë që kupola është 22.43 m e lartë. Mediat ruse raportojnë se këto përmasa përputhen me të dhënat kohore të Instrumenti të Dorëzimit të Gjermanisë Naziste më 8 maj 1945 në orën fikse 10:43.

Kupolat e tjera më të vogla janë 14.18 m të larta që simbolizojnë 1418 ditë të zgjatjes së luftës. Ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka deklaruar se për ndërtimin e katedrales janë përdorur edhe tanke gjermanë origjinalë të luftës të cilët janë shkrirë.

“Ne hedhim hapat mbi armët e armikut të mundur”, është shprehur ai.

Në katedrale ka edhe një seksion muzeal ku ndodhen edhe mjete personale të Adolf Hitlerit përfshirë një kapele dhe një uniformë. Në katedrale është realizuar një mozaik ku paraqitet Stalini, Putini (hequr me dëshirën e këtij të fundit) dhe fytyra e kreut të shërbimit sekret, Alexander Bortnikov.

Lexo po ashtu:  Vizitorë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Muzeun e Arsimit në Korçë

Katedralja ka kushtuar 80.4 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *