Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut duke nisur që nga 10 tetori 2020. Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavorv që dolim me njoftimin përkatës pas 10 orësh negociata mes dy ministrave të Jashtëm respektivë nën ndërmjetësimin e zyrës së OSBE-së në Minsk – një degë e OSBE-së që është krijuar në vitin 1992 posaçërisht për konfliktin në fjalë.

“Republika e Azerbajxhanit, Republika e Armenisë me ndërmjetësimin e bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së, në bazë të parimeve bazë të negociimit, nisin neogciata thelbësore me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Lavrov.

Sipas ministrit rus termat teknikë do të arrihen në mënyrë të ndarë, ndërkohë që palët kanë rënë dakord të ndalin luftimet, të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e viktimave. Nuk dihet si do të jetë ecuria e këtij konflikti që u ndërpre në vitin 1994 pas disa vitesh lufte për një rajon malor në territorin e Azerbajxhanit, por që ka kryesisht popullsi armene.

Lexo po ashtu:  Posta e Kosovës lanson pullat postare, ‘Bukuritë natyrore të Kosovës’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *