Poezi nga Çun Lajçi

Dua me shkrua e kurgja mos me thanë
me folë e kurkush vesh mos me m’marrë
si ai që foli mbramë
me pa e kurgja mos me kqyrë
zani n’vesh me hi e mos me dalë
me pasë gojë jo ftyrë
me mbushë lugën kurgja e m’u ngi
barku m’u fry m’u shfry
n’gjumë me ra
Me thanë shumë dua si ai që foli mbramë
e gja s’tha pos fjalë e fjalë e fjalë
e fjalës së vet i besoi kur tha Amerika jam
ju vetëm duheni me pa andërra tue fluturua
çka duhet me ba unë iu kallxoj kur t’zgjoheni
Eh!
sa bukur me ditë me rrejtë e me t’besua!

Lexo po ashtu:  Rivali kryesor i Uber në Evropë tërheq vëmendjen e investitorëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *