Sa elitë e mjerë…!

Të paaftë për ta ndalur rritjen e Vetëvendosjes duke reformuar vetveten, duke larguar të korruptuarit dhe injorantët e duke sjellë politika të reja, elita e vjetër partiake, mediatike e pasanike shpresën e vetme e paska tek përpjekja e dëshpëruar (dhe e padrejtë) për ta nxitur Amerikën kundër Kurtit.

Që nga mesazhet telefonike që ia dërgojnë ambasadorit Grenell e diplomatëve të tjerë, me cytje e shpifje të ulëta, e deri te përpjekja për të krijuar përplasje të panevojshme mediatike.

Sa mirë që Amerika ka diplomatët e vet, dhe nuk po i dëgjon lutjet e këtyre njerëzve të korruptuar, të cilët për 20 vite e kanë mbuluar korrupsionin e tyre me parrullat “Amelika Amelika”, por tash nuk u ka mbetur gjë tjetër, përveçse të shajnë mbështetësit e Vetëvendosjes në rrjete sociale.

Faji i kryeministrit Kurti, sipas kësaj elite të vjetër, është se po kërkon reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një vend normal gazetarët profesionistë do të ishte dashur t’i bënin pyetje ambasadorit amerikan “A mendoni ju se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë? Nëse jo, pse?”. Ndërsa partitë politike do të duhej të bashkoheshin për politikën e jashtme. Por, ja që jemi këtu ku na ka sjellë kjo elitë e vjetër e cila vetë ka marrë fund, por dëshiron të marrë me vete gjithë vendin.

Lexo po ashtu:  Elvis Hoxha: -Po na marrin si debilë, si budallë e si qorra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *