Sa më shumë pranojnë shqiptarët, aq më shpesh do u kërkohet të lëshojnë pe. Sa më shumë ta përkulin shpinën, aq më shpesh do i shalojnë.

Nuk është vetëm Grenelli. Jemi ne ata që e prodhojmë sjelljen e Grenellit, jemi ne që e joshim një sjellje të tillë, me sjelljen tonë. Po të vazhdojmë kështu, do të jetë rrezik të jenë njësoj me Grenellin edhe të tjerët, në Bruksel e Uashington.Secilës fuqi politike që ka punë me Ballkanin, do t’i pëlqente që të gjente kurrizthyer të tillë – jo vetëm te ne, por edhe te popujt e tjerë. Por popujt e tjerë, fqinjë me ne, ia rrisin çmimin pak më shumë kurrizit të vet.

Ndërsa ne ia ulim. Madje shkruajmë dhe artikuj, statuse, mbajmë fjalime, se si ulja e çmimit të kurrizit tonë është gjesti më patriotik, më historik, aspak patetik, por pragmatiko-heroik, demokratik, dhe strategjik.

Për sa kohë politikanët serbë shfaqin vazhdimisht kërkesa që synojnë që vendi i tyre të bëhet fuqi ushtarake, ekonomike dhe politike për Ballkanin Perëndimor, sigurisht që herët apo vonë, ato kërkesa do të plotësohen, qoftë edhe nga 1% në vit. E ata gjithnjë do të ankohen se dhanë shumë e morën pak.

Lexo po ashtu:  “Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi”

E për sa kohë politikanët tanë kënaqen që marrin ndonjë lek për asfalt e për mirëmbajtje portesh e hekurudhash për mallrat serbe, dhe nuk interesohen as për prodhim vendor e as për ushtri, as për cilësi shkollash e as për kulturë të vendit të vet, por mbi të gjitha, për sa kohë nuk kanë asnjë ambicie për të qenë diçka më shumë se periferia e Jugosllavisë së re, dalëngadalë do japin gjithçka, qoftë dhe nga 1% në vit. Dhe gjithnjë do mburren se kanë marrë shumë e kanë dhënë pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *