Këtë e tregon një studim i kryer 5 vjet më parë nga Xhordi Kuoidbah nga Universiteti i Liezhit (Belgjikë), me mbi 350 meshkuj të rritur me prejardhje të ndryshme sociale. Subjektet treguan se mesatarisht, ata që janë më të pasur kanë një reagim më të pakët ndaj gëzimeve të vogla të jetës së përditshme. Për më tepër, që në vitet 1980, Xhordan Grafman nga Instituti i Rehabilitimit në Çikago (SHBA), kishte treguar se ata që dhurojnë paratë e tyre ndjejnë kënaqësi.

Pas rekrutimit të disa njerëzve, të cilëve paraprakisht u kishte dorëzuar një listë të organizatave vullnetare dhe një sasi të caktuar parash, u kërkoi atyre të zgjidhnin njërën nga tre alternativat:t’ia dhuronin paratë një organizate vullnetare, të refuzonin, dhe të depozitonin një pjesë të shumës në një llogari personale.

Ata që zgjodhën t’ia dhurojnë sasinë e parave një organizate, kishin aktivizuar një zonë të caktuar të trurit të lidhur me atë që është në punë gjatë seksit apo ngrënies. Kjo tregon se është altruizmi, më shumë se sa egoizmi, ai që prodhon perceptimet intensive të kënaqësisë.

Lexo po ashtu:  Mes të mbyturve ishte edhe një plakë e vetmuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *