Pas më shumë se 40 vjetësh, Lista e ushqimit të shëndetshëm plotësisht është ndryshuar

Lista kanadeze e ushqimit të shëndetshëm tani favorizon vetëm një grup artikujsh dhe i shënon si të shëndetshëm.

Ato janë pemët dhe perimet, sepse sipas mendimit të ekspertëve, të gjithëve na janë të nevojshme shumë më tepër se ushqimi me prejardhje bimore.

Shkencëtarët nga Kanadaja thonë që gjysma e pjatës duhet të përmbajë pemë dhe perime, një e katërta proteinë cilësore, ndërkaq një e katërta tjetër kokrra të plota drithërash.

Këshillojnë që të konsumohet më pak mish dhe produkte të qumështit, mirëpo proteinat të merren nëpërmjet ushqimit me prejardhje bimore, siç janë kërpudhat dhe djathi tofu.

Vendimi që të ndryshohet drastikisht Lista, ka shkaktuar debat të madh, ndërkaq shkencëtarët e arsyetojnë me atë që Lista e mëparshme vjen nga vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, kur ende nuk ka qenë i zbuluar indeksi glikemik dhe ndikimi i tij në organizëm, dhe kur ushqimi është trajtuar shumë më ndryshe.

Lexo po ashtu:  Studimi: Katër filxhanë kafeje në ditë, mund të përmirësojë shëndetin tuaj të zemrës

Me shtimin e konsumimit të pemëve dhe perimeve dhe me zvogëlimin e konsumimit të produkteve të qumështit dhe mishit, ekspertët kanadezë rekomandojnë pirje sa më shumë të ujit, si edhe zvogëlim të pijeve të ëmbla dhe pijeve alkoolike në masën sa më të vogël të mundshme, sepse janë plot kalori dhe nuk kanë kurrfarë vlere nutritive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *